Kur akuzon  Egnatia, Komisioni i Disiplinës merr “armën”..

Nuk u kuptua mirë çfarë donte të thoshte trajneri Tetova i Egantias kur deklaroi : “ Nuk na lënë te fitojmë”, por tani që ia plasi edhe drejtori i Egnatias , djalli doli nga shishja.  Kjo është seç është,  kampionët e dyfishtë , ata që sfiduan tabunë e sistemit për të komanduar radhën e fituesit,  rebelojnë kundër “zotave” që janë bërë pishman që i dorezuan fronin dy here..

Kjo deklarata e drejtorit të Egantias, Klejdi Zenelaj, do të kujtohet si qershia mbi tortë. Fraza e tij tashmë ka zënë vend nderi në dosjet e  “godinës me gjethe” të futbollit: “ Gabimet e gjyqtarëve me dashje, kanë bërë që Vllaznia të jetë në krye të klasifikimit..!”  Cfarë sfide për ata që mbajnë nofkën famkeqe “sistemi”, një sistem qe bazohet te tredhja e lojës së ndershme, nje sistem që kur zemërohet të dërgon  “vrasësin me pagesë” ..Komisionin e Disiplinës. E dënuan 4 javë drejtorin e Egantias, por fjalët e tij e tejkalojnë çdo lloj dënimi dhe do të na shoqërojnë deri në fund të këtij kampionati…

Sfidanti.al