Rrëzim i rrezikshëm për finlandezin Elias Lajunen gjatë kualifikueseve të Big Air në ski Freestyle, në Olimpiadën dimërore Milano-Cortina 2026. Sportisti 18-vjeçar, në kërcimin e parë, përplasi me forcë shpinën dhe kokën në borë, pas një ushtrimi të ekzekutuar keq. Ai mori menjëherë ndihmën mjekësore dhe më pas u transportua me barelë. Gara u ndërpre për disa minuta dhe më pas vazhdoi normalisht. Zyra e shtypit të skuadrës finlandeze bëri me dije se sportisti ishte “i vetëdijshëm” dhe se “lëvizte duart dhe këmbët”.
sfidanti.al

