Ramosi flet për lajme të mira, por Reali i dëmtohet edhe Karvahali!

Kapiteni nuk mund të luajë as këtë javë ndaj Alaveshit, ndonëse shpërndan optimizëm në rrjetet sociale, për lajmet e mira të rikuperimit të tij, por besohet edhe të rezultatit në Champions. Nga ana tjetër, Zinedin Zidan duhet të jetë i shqetësuar që listës së dëmtimeve i shtohet edhe Dani Karvahal, një nga mbrojtësit kryesorë të krahut. Pritet që spanjolli të rrijë 2 javë jashtë fushave të lojës. Odriozola po ashtu mungon, dhe nuk mund të llogaritet në ekip Karim Benzema, sulmuesi kryesor, ashtu Asensio. Gjithsesi, Zidan ka grumbulluar 19 lojtarë për sfidën Real-Alavesh (sot në 21:00), dhe shpreson që Militao të jetë gati pasi bëri dy stërvitje ndërsa kaloi koronavirusin.

Sfidanti.al