Konte merr bekimin e presidentit Çang dhe pret kthimin e Sensit!

Një lule nuk e sjell dot pranverën, por ka një statistikë që nuk gënjen. Me Stefano Sensin në fushë, Interi fiton mesatarisht 2.3 pikë për ndeshje në kampionat, dhe kthimi i tij në dispozicion të trajnerit Antonio Konte pa dyshim që është një lajm i madh. Mesfushori 25-vjeçar luajti pak minuta ndaj Realit, por rëndësi ka që luajti, ndërsa Konte po mendon mesfushën së bashku me Barelën dhe Vidalin (mundësisht jo me nervat e Championsit). Ky lajm i mirë vjen bashkë me mbështjetjen publike të presidentit Çang që e vlerësoi Konten si “njeriun e duhur për Interin, atë me të cilim po ecim në rrugën e drejtë”. Diçka e rëndësishme pas akuzave dhe sulmeve pas humbjes me Realin, që mund të konsiderohet si eleminim nga Championsi. Ndoshta, Interi nuk i përballon dot dy gara e mund të përqëndrohet tek Seria A.

Sfidanti.al