Trë tre kanë qenë për Bajernin (ky i fundit vazhdon të jetë), dhe të gjithë padyshim janë kthyer në legjenda. Zep Majeri ishte gjigandi bavarez në vitet 60-70-të, Oliver Kahn shkëlqeu deri në 2008 e për shumë vjet ishte në Mynih, ndërsa Manuel Nojeri luan që nga viti 2005, pasi e nisi me Shalken, ndonëse kulmin e arriti në “Alianc Arena”. Pyetja është: Cili mund të quhet numri 1 i të gjitha kohëve? “Macja nga Ancingu” (Majeri), Titani (Kahni) apo Terminatori (Nojeri)? Tifozët që votuan për “Bildin” natyrshëm ia dhanë votën më shumë Nojerit, duke qenë se atë e kanë parë duke luajtur, me 48 për qind. Kahni mori 29 për qind e Majeri 23 për qind. Vetë Majeri, heroi i epokës së Bekenbauerit dhe Gerd Mylerit thotë se “çdo periudhë ka emrat e saj, nuk mund të krahasohen, ne mund të kishim qenë sot po kaq të mirë sa portierët e tanishëm, pse jo edhe më të mirë”.
Sfidanti.al