Luajti në qytetin e Vladikavkazit në vitin 2013. Ish-ylli i Realit veshi fanelën e Alanias për disa muaj në Premier Ligën e Rusisë, ndërsa jetoi në qendrën e banuar me rreth 300 000 banorë në këmbët e maleve Kaukaz. Rojston Drente, sot 33-vjeçar, kujton periudhën ruse të karrierës dhe vlerëson se ndonëse “qyteti që sundon Kaukazin” (përkthimi fjalë për fjalë nga rusishtja) nuk ishte ndonjë mrekulli, sërish ushqim të mirë mund të gjeje dhe padyshim vodka. “Nuk ishte vështirë të gjeje vodka, dhe nuk ishte problem edhe aq ta pije, – kujton ai, – mund ta gjeje edhe në autobusin e ekipit. Ajo ishte Rusia”.
Sfidanti.al