Sa i pabesueshëm Halandi, për 2-3 vjet e rriti vlerën e kartonit 20 herë!

Agjencia e specializuar “transfermarkt” ka dhënë vlerën e fundit që teorikisht duhet paguar për të marrë Erling Halandin nga Dortmundi. Kjo agjenci gjermane e ngriti vlerën e kartonit nga 80 në 100 milionë euro, duke e vendosur sulmuesin norvegjez në një grup shumë të përzgjedhur lojtarësh për të cilët duhen 100 milionë euro e sipër për t’i marrë. Jo vetëm kaq, por Halandi ka bërë diçka që ndoshta asnjë lojtar tjetër nuk e ka bërë, pasi në 2-3 vitet e fundit kartoni i tij është rritur me 20 herë, apo 1 900 për qind, nga 5 në 100 milionë euro.

Sfidanti.al