Bekam ministër britanik i sporteve? Mund të kishte ndodhur në 2013!

Ishte koha kur në qeveri drejtonte Dejvid Kameron i konservatorëve, dhe kur nuk kishin nisur ende problemet kaq të mëdha me “Breksitin” *(Brexit). Shefi i kabinetit të kryeministrit të asaj kohe, Sër Krejg Oliver, tregon sot 7 vjet më vonë se kreu i qeverisë mendoi pikërisht për Dejvid Bekamin si ministër sporti. Jo vetëm kaq, por u mendua që Bekami do të “instalohej” në Dhomën e Lordëve për të mbrojtur politikën qeveritare për sportin. Oliver thotë se “e kisha takuar nja dy-tri herë Bekamin dhe ishte person shumë i këndshëm, por nuk isha i sigurt nëse ishte i përshtatshëm për ato poste”. Oliver u habit nga fakti se kryeministri e mori seriozisht mendimin për ish-yllin e futbollit të Anglisë dhe të Mançester Junajtidit.

Sfidanti.al