Mërgim Berisha, si arrite t’i shënosh “monstrës” Manuel Nojer!

Ishte mbrëmja e Bajernit, padyshim, dhe kampionët e Europës nuk e patën problem që të fitonin. Salcburgu nuk mundi të ishte pengesë e vërtetë për ta, siç nuk kishin qenë as Çelsi, Totenhemi, Barcelona apo Paris SG sezonin e kaluar dhe gjermanët triumfuan 3-1, veçse në këtë festival bavarez mund të veçohet edhe një moment i një futbollisti me origjinë shqiptare. Mërgim Berisha i shënoi për herë të dytë radhazi Bajernit, ndërsa përballë pati një “monster” si Manuel Nojer. Portieri legjendar bëri një pritje të dyfishtë përpara sesa Berisha të shënonte, kur rezultati ishte 3-0. Ai kishte shënuar edhe në ndeshjen e kaluar në Austri, po për Championsin. Nojeri ndërkaq kaloi Kristiano Ronaldon me 15 fitore radhazi në Ligën e Kampionëve, ndërsa portugezi ishte ndalur në 14 me Realin.

Sfidanti.al