Zidane pret tamponët, Koeman kuron plagët; dhimbjet e Realit e Barcelonës

Në Spanjë është e vështirë të shohësh Realin e Madridit dhe Barcelonën në krizë në të njëjtën kohë, por në vitin e Covid, mund të ndodhë gjithcka. Në të vërtetë Zidane është gjithnjë në pozicionet e larta të klasifikimit dhe në Ligën e Kampioneve asgjë nuk është e kompromentuar, por ajo që shqetëson ambientin është loja jo cilësore e Los Blancos

Ndërsa për Barcelonën, duke lënë mënjanë Champions Leaguen, nuk është e ekzagjeruar të flitet për një krizë të vërtetë pas humbjes me Atletico Madrid. Reali i Madridit, që doli me 1 pikë nga transferta me Villarreal, duhet ende të kuptojë se me cilët lojtarë do të duhet të luajë në San Siro në ndeshjen vendimtare për të ardhmen në Ligën e Kampioneve ndaj Interit. Sigurisht nuk do të jenë Sergio Ramos, një lojtar i rëndësishëm për të mbajtur repartin e mbrojtjes dhe Valverde, një ndër lojtarët e padiskutueshëm përsa i përket mesfushës. Për të kuptuar nëse do të jenë Militao e Casemiro, do të duhet të pritet përgjigjja e tamponëve. Lajmet e mira për Zizou janë prania e Benzema dhe Carvajal në sfidën e San Siros.

Barcelona nuk ka probleme për kualifikimin për në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve,  por në La Liga, katalanasit janë larg vendeve të para. Humbja me Atleticon ishte fatale edhe për faktin se Pique pësoi një dëmtim të rëndë(do të kthehet në 2021) ashtu sikurse edhe Sergi Roberto që do të qëndrojë jashtë fushave 2 muaj. Por më shumë se renditja, ajo që shqetëson  është paraqitja në fushën e lojës e skuadrës që është më e dobëta në këto 15 vite të fundit

Në Spanjë është ngritur dyshimi nëse problemet në bordin drejtues të klubit dhe largimi i mundshëm, por ndikojnë në një farë mënyre rendimentin e Lionel Messit. Ndaj Atletico Madrid, Messi humbi 23 topa dhe kreu 36 pasime të sakta në të gjithë ndeshjen. Ndoshta ka si justifikim udhëtimin e gjatë nga Argjentina, por Messi prej 1 viti nuk shënon një gol vendimtar jashtë Camp Nout dhe me një Messi në këtë gjendje, Barcelona do ta ketë të vështirë të fitojë dicka në këtë sezon.

Sfidanti.al