Ansu Fati është në dyshim edhe për Superkupën e Spanjës në janar 2021!

Një goditje dhe ja një dëmtim që kushton. Barcelona do të jetë shumë javë pa një talent si Ansu Fati, lojtari që po vendos rekorde për moshën e re, dhe që kishte shënuar 5 gola në 10 ndeshje këtë sezon. Ashtu si Xhoshua Kimih për Bajernin, ai doli nga fusha i lënduar, duke dëmtuar meniskun. Barcelona po mendon mënyrën më të mirë të rikuperimit sidomos për një pjesë kaq delikate sa menisku, pra nuk ka ndërmend të rrezikojë që ta kthejë shpejt në fushë. Sipas parashikimeve, Fati është në dyshim edhe për ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës në janar të vitit të ardhshëm në Arabinë Saudite. Padyshim, nuk do të jetë në duelin për titull ndaj Atletikos gjatë nëntorit, si dhe do të humbasë ndeshjet e Spanjës në Ligën e Kombeve.

Sfidanti.al