Godet edhe Megajerin dhe ia hedh “paq”, shumë fat paska ky Pikfordi!

Besohet se destining nuk do ta ketë gjithnjë në krah, dhe se këto që po bën do t’i rëndojnë në karrierë të paktën këtë sezon. Xhordan Pikford, portieri i Evertonit, realizoi një tjetër goditje të rëndë në fushën e futbollit, këtë herë kundër kapitenit të Mançester Junajtidit, Harri Megajer. Në tentativë për të larguar topin, ai goditi mbrojtësin në bark, ndërsa ishte në zonën e tij të portës, por sërish nuk pati as penallti dhe as karton të kuq.

Ndërhyrja pati më pak pasoja sesa ajo ndaj mbrojtësit të Liverpulit, Van Dajk. Interesant fakti se arbitri i ndeshjes në “Gudison Park” ishte Majkëll Oliver, i njëjti që nuk gjeti asgjë të keqe në ndërhyrjen e Pikfordit ndaj Van Dajkut, ndërsa ishte shef i VAR-it në të njëjtin stadium, kur u luajt derbi ndaj Liverpulit. “Si mund të mos jetë kjo një penallti, – kritikoi ylli i kriketit, Majkëll Vougan, – VAR-i nuk mund të funksionojë nëse njerëzit që e drejtojnë atë nuk marrin vesh nga futbolli”. Pritet që mbi Pikfordin të ketë më shumë presion dhe ai të ndjejë pasojat.

Sfidanti.al