Në Spanjë, media është e sigurt; supersulmuesi norvegjez, Erling Haaland, i pandalshëm përpara portave të skuadrave kundërshtare si në Bundesligë ashtu edhe në Ligën e Kampioneve, ka një akord verbal me drejtuesit e skuadrës së tij aktuale, Borussia Dortmund, për t’u transferuar në një skuadër tjetër.
Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja spanjolle AS sipas së cilës, akordi ka vlerë vetëm në vitin 2022 dhe në këtë pikë, talenti norvegjez i lindur në vitin 200 do të kalonte te Reali i Madridit që është në pole position në garën për blerjen e kartonint të tij.
Sfidanti.al