Batuta e Trampit sundon futbollin, nga Holanda: Stop numërimit!

Ishin jo tifozë, por ishte maskoti i një klubi që vendosi ta bënte një gjë të tillë. Në ndeshjen e kategorisë së dytë holandeze, mes Almeres dhe të rinjve të AZ Alkmarit, maskoti i vendasve doli pranë vijës anësore me një pankartë ku shkruhej “ndaloni numërimin”. Ishte minuta e 73-të, kur Almere kaloi në avantazh dhe maskoti u hodh në një kosh dhe mbajti lart kartonin me shkrimin e mësipërm, ndërsa një punonjës i stadiumit nisi ta shtynte si një vagon. Almere fitoi 2-0 sepse më pas shënoi edhe golin e dytë, ndërsa batuta e presidentit amerikan, Tramp është bërë shumë e famshme në të gjithë botën. Trampi po akuzon autoritet zgjedhore se po manipulojnë rezultatin, duke i dhënë fitoren Bajdenit.

Sfidanti.al