Lacio-Juve dhe Atalanta-Inter, në Itali nuk lejohen më gabimet!

Seria A po “i shtyn” javët njërën pas tjetrën, ndërsa fitohen apo humben pikë të rëndësishme për rezultatin final. Janë luajtur 6 javë, ndërsa e shtata sjell një dyshe me përplasje të forta, pikërisht Lacio-Juventus dhe Atalanta-Inter. E para është vërtet e fortë në “Olimpiko”, me Juven ende jo bindëse në kampionat dhe me kryeqytetasit të tronditur nga problemet me testet e koronavirusit. Me Milanin që ka 16 pikë, kampionët nuk duan të humbasin terren ndërsa kanë 12. Gjithsesi, Lacio luan në fushën e saj dhe do të kërkojë të përfitojë.

Në Bergamo ndërkaq nuk pritet aspak e lehtë për Interin e Antonio Kontes që prodhon lojë, por jo edhe aq shumë rezultate. Ndaj vendasve të Gasperinit do të duhet një ndeshje e përsosur, ashtu siç e bëri Liverpuli në Champions që të fitohen tri pikët. Zikaltërit thuajse e kanë potencialin, por ende jo përvojën, bindjen dhe mekanizmat e lojës siç i ka ekipi i Klopit. Atalanta, pavarësisht lëkundjeve, edhe këtë sezon është mirë dhe ndodhet në vend të katërt në renditje me 12 pikë. Pra, kreu nuk është larg, ndërsa Konte duhet të reagojë që të mos e vështirësojë edhe më shumë pozitën e tij.

Sfidanti.al