Suarez: Messi te Atletico? Do të vendosë ai, mjaft të jetë i lumtur.

‘Messi te Atletico Madrid? Leo është mjaft i pjekur për të marrë vendimet që duhen marrë. Nuk do t’i këkoj kurrë asgjë. Nëse  do të shfaqet mundësia do t’i flas për mrekullitë e Atleticos-kështu u shpreh Luis Suarez gjatë një interviste të dhënë për të përditshmen spanjolle AS në lidhje me mikun e tij të ngushtë, Lionel Messin dhe raportet që ka me të.

‘Vazhdojmë të flasim shpesh-tregon Suarez-por bisedojmë për jetën. Për atë cfarë po ndodh sot. Ditët e kaluara ishte ditëlindja e djalit tim dhe së fundmi edhe e djalit të tij, folëm edhe për këto gjëra. Kemi një raport të mirë dhe nuk flasim vetëm për futboll’.

Në fund, Suarez përmendi edhe ndeshjen mes Atleticos dhe Barcelonës me uruguajanin që garantoi se nuk do të festojë nëse shënon ndaj klubit katalanas në shenjë respekti për ish shokët e tij të skuadrës dhe për një klub që I ka dhënë shumë.

Sfidanti.al