Tottenham shpërblen Son, rrit pagën e futbollistit

Son Heung-Min  e ka nisur mjaft mirë sezonin e ri. Sulmuesi i Tottenhamit që pësoi një dëmtim në krah në fazën më të rëndësishme të sezonit të kaluar, por tani e gjithë kjo ka mbetur pas. Koreanojugori po bën një tjetër hap para në karrierë, por edhe në kontratën e tij.

Son Heung Min ka me Tottenham një kontratë deri në 2023, një kontratë që e rinovoi në 2018, por presidenti i klubit londinez, Daniel Levy dëshiron ta shpërblejë futbollistin për rendimentin e tij.

Sipas Football Insider, Son do të përfitojë një rritje të pagës në 200 mijë Paund në javë( 223 mijë Euro) që do të thotë se do të përfitojë 11 milionë Paund (rreth 12.5 milionë Euro) në sezon. Sipas portalit të specializuar, Salary Sport, Son kishte me Hotspurs një kontratë me pagë, 7.28 milionë Paund dhe kjo do të thotë se paga e tij do të ketë një rritje me mbi 35%.

Sfidanti.al