Alexander Zverev mohon akuzat për dhunë: Asgjë nuk është e vërtetë

Alexander Zverev po përjeton një moment aspak të lehtë përsa i përket jetës së tij private. Në drejtim të numrit 7 të botës janë bërë dy sulme nga dy ish të dashura të tij; Brenda Patea me të cilën është ndarë që në gusht pas një viti lidhje e cila deklaroi se pret një fëmijë prej tij, ndërsa Olga Sharypova e akuzoi për dhunë.

Tenisti gjerman reagoi dhe nëpërmjet një postimi të gjatë në rrjetet sociale hodhi poshtë në mënyrë kategorike akuzat e kësaj të fundit.  Sharypova e akuzoi Zverev se ai për pak sa e mbyti me jastëk gjatë një zënke. ‘Nuk e kuptoj se përse Olga thotë këto gjera false pikërisht tani, jemi ndarë prej kohësh-shkruante ndër të tjerat në postimin e tij-jemi njohur që  fëmijë. Asgjë nuk është e vërtetë dhe me të vërtetë nuk e kuptoj’.

Përsa i përket atësisë, Zverev konfirmoi versionin e Brenda Patea, pra se do të bëhet baba, por mënyra e tij e të shprehurit ishte me tone më pajtuese se ajo e ish të dashurës së tij rumune. ‘Edhe pse Brenda dhe unë nuk jemi më të lidhur, kemi një raport të mirë dhe do të jem në lartësinë e duhur në përgjegjësinë time si baba-shkruante Zverev-së bashku do të kujdesemi për fëmijën’.

Sfidanti.al