Tomas Myleri, më shumë fitore tek Bajerni si Kahni, Bekenbaueri apo Gerd Myleri!

Duket e vështirë të besohet edhe pse futbollisti me numrin 25 është një ikonë e vërtetë bavareze. Tomas Myleri ka vendosur jo pak rekorde në karrierë, veçse që të arrinte më shumë fitore sesa legjenda të tilla dukej e vështirë. Ai u barazua me Oliver Kahnin në shifrën e 260 fitoreve gjithsej me fanelën e Bajernit, ndërsa të martën ndaj Salcburgut në Champions mund të bëhet rekordmeni i vetëm. Të tillë si Gerd Myleri, Franc Bekenbaueri apo Zep Majeri nuk e kanë këtë nivel fitoresh.

“Fshatari bavarez” 31-vjeçar e festoi barazimin e rekordit me gol, ndërsa bëri që të mos ndihej mungesa e Robert Levandovskit. Rrjetat, në fitoren 2-1 në fushën e Këlnit në Bundesligë, u shënuan nga ai dhe nga Serg Gnabri. Në total ai ka 205 gola për Bajernin, nga të cilët 122 në kampionat, duke qenë nga më të mirët. Ai ka edhe 100 ndeshje e 38 gola për Gjermaninë. Me Bajernin ka dalë 9 herë kampion, 6 herë fitues i Kupës, 2 Champions, 2 Superkupa të Europës, 1 Kupë të Botës për klubet si dhe 6 Superkupa të Gjermanisë. Me Gjermaninë ka dalë kampion i botës në 2014.

Sfidanti.al