Juventusi humb dy pikë me Veronën, humb edhe Bonuçin!

Nuk dihet nëse do të bëhet dot gati për Barcelonën, por për momentin është në infermieri. Leonardo Bonuçi, kapiteni i Juventusit, u detyruar të “ngrinte flamurin e bardhë” në minutën e 74-ët duke dalë i dëmtuar nga sfida e Serisë A, Juve-Verona. Mbrojtësi veteran ka një problem muskulor dhe është në dyshim për Championsin, një shqetësim më shumë për trajnerin Andrea Pirlo, pas humbjes së dy pikëve ndaj Veronës. Përfundoi 1-1 në “Alianc” të Torinos, madje u desh Dejan Kulushevski që të shpëtonte kampionët nga humbja. Andrea Favili kaloi veronezët në epërsi në 60’, në 77’ erdhi barazimi, por jo më shumë se kaq.

Juventusi është vetëm në vendin e pestë me vetëm 9 pikë në 5 ndeshje, vërtet pa asnjë humbje, por edhe me 3 barazime dhe vetëm 2 fitore. Milani ka mundësi të shkëputet në +6 nëse fiton me Romën, por gjithsesi duket një sezon i vështirë për “Zonjën e Vjetër”, që pati barazimin e dytë radhazi 1-1 pas atij me Krotonen. Nuk bëri punë prania në fushë e Dibalës, që goditi shtyllën (ashtu si Kuadrado), ndërsa përsa i përket rinovimit, Paratiçi thotë se “duhet gjetur një zgjidhje që të jetë e lumtur për të dyja palët”.

Sfidanti.al