Real Madrid, kontakte me Mauricio Pochettinon

Real Madrid ka hyrë në kontakte me Mauricio Pochettinon dhe lajmi bëhet i ditur nga tabloidi britanik ‘The Sun’. Rezultatet e skuadrës së drejtuar nga Zinedine Zidane nuk janë ato që priten dhe në Spanjë ekziston frika se mund të jetë vetë trajneri që do të japë dorëheqjen nëse gjërat te Los Blancos nuk ndryshojnë

Fitorja në ‘El Clasico’ ka rikthyer entuziazmin në Madrid, por drejtuesit e klubit tashmë kanë hyrë në kontakte me me ish trajnerin e Tottenhamit që në këtë mënyrë bëhet zgjedhja e parë e klubit merenges nëse te Reali i Madridit do të ketë ndryshime në pankinë

Sfidanti.al