Përçarje tek Barcelona për shkak të kontratës së Pikesë!

Në të vërtetë, problem nuk është vetëm veprimi i mbrojtësit të qendrës, por edhe i disa të tjerëve. Katër lojtarë rinovuan kontratat tek Barcelona, por jehonën më të madhe e ka akordi i Gerard Pikesë, pasi është një nga simbolet e klubit dhe emblemat e skuadrës. Rinovimi i kontratës nga ana e tij, duke pranuar ulje të rrogës (siç raportohet) ka sjellë krisje në ekipin katalanas, pasi shumica e lojtarëve nuk janë dakord që të ketë ulje tëp agave.

Klubi i ka propozuar lojtarëve ulje deri në 25-30 për qind të rrogave, diçka që nuk është pranuar. Pikërisht për këtë arsye, veprimi i Pikesë u cilësua si tradhëti ndaj skuadrës, dhe mediat shkruajnë se ka probleme në dhomën e zhveshjes së Barcelonës. Padyshim që kjo do të shtonte problemet që klubi katalanas i ka të shumtë. Bashkë me Pikenë, rinovim kanë bërë edhe Ter Shtegen, De Jong dhe Lengle. Siç informon e përditshmja “AS”, Barcelona kishte vjet një bordero rrogash prej 391 milionë eurosh, ndërsa me largimin e disa yjeve (Suarez, Vidal, Rakitiç, Semedo etj.) dhe me disa “rregullime” të tjera kjo shifër u ul me 52 milionë. Edhe kaq është pak, pasi duhet arritur kursimi në 100 milionë euro.

Sfidanti.al