Media Spanjolle; nje biznes i Ronaldos po thyen ligjin

Cristiano Ronaldo nuk ka në zotërim vetëm hotelet ‘Pestana CR7’ në Madeira dhe Lisbonë, por edhe një zinxhir palestrash ‘CR/Fitness by Crunch’. Dhe ‘Socialite’, program I televizionit ‘Telecinco’ bëri të ditur se qendrat e tij nuk i plotësojnë masat e sigurisë kundër coronavirusit.

Një nga palestrat për të cilat diskutohet është pranë shëtitores Castellana  në qendër të Madridit. ‘Deri në 7 persona në një nga këto salla ishin pa maska, nuk respektohet as distanca e sigurisë-bëjnë të ditur nga programi i Telecinco.

Programi shpjegon se normativa nuk po zbatohet. ‘Në palestrat e Cristiano Ronaldos vendoset në rrezik siguria e klientëve të. Po thyejnë ligjin-vijohet  në këtë program.

Lajmi duket se i befasoi personat që banojnë në zonën e kompleksit sportive. ‘Më duket e papëlqyeshme, kështu nuk është mirë. Me siguri po dëmtohen ai dhe njerëzit që shkojnë. Nëse do të isha Ronaldo do të zemërohesha-tha dikush.

Ndërkaq, ‘Solicite’ siguroi se futbollisti nuk është në dijeni të këtyre gabimeve  dhe mosrespektimin e masava të sigurisë te palestrat e tij sic është mbajtja e detyrueshme e maskës, ruajtja e distancës apo numri I personave të lejuar në salla

Sfidanti.al