Harroni 2-7! Tiago Alkantara dhe Mane kthehen për Liverpulin në derbi!

Si mund të lihet pas një katastrofë e tillë, pa ndikuar në moralin dhe rezutatet e skuadrës? Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për Liverpulin, siç nuk ka për asnjë skuadër tjetër futbolli në botë, përveçse duke harruar e duke u përqëndruar tek puna për sfidën e radhës. Kjo sfidë nuk është dosido, por tepër e rrezikshme, derbi i qytetit ndaj Evertonit edhe pse luhet në “Anfild”. Të kuqtë kanë lajmin e mirë që dy lojtarë nga më kryesorët si Tiago Alkantara dhe Sadio Mane janë kthyer në ekip pasi lanë pas koronavirusin, ndërsa kampionët duan të reagojnë pas humbjes 2-7 në fushën e Aston Vilës. Ata u izoluan dhe tani janë mirë. Sfida është të shtunën dhe trajneri Jurgen Klop e di mirë sesa e vështirë do të jetë pasi Evertoni është ndoshta skuadra më në formë e Premier Ligës për momentin me 4 fitore në 4 ndeshje, frymëzuar nga Hames Rodrigez, Kalvert-Ljuin apo Risharlison, e padyshim nga trajneri Karlo Ançeloti.

Sfidanti.al