Në seancat e fundit stërvitore të Partizanit u kthye të stërvitej normalisht Arinaldo Rrapaj, çka përbën një lajm shumë të mirë për trajnerin Shehi. Mesfushori ka pasur një gjendje gripale në ditët e fundit, por duket se gjithçka ka kaluar tashmë. Edhe Xhuliano Skuka u stërvit normalisht dhe kundër Teutës pritet të kthehet në fushë.
