Bajerni triumfon edhe pse është i 15-ti në Europë për shpenzime!

Kanë qenë gjithnjë të ndryshëm, ashtu siç ia kërkon kampionati ku luajnë. Bavarezët e Bajernit kanë dalë në vendin e 15-të në renditjen kontinentale të shpenzimeve, e pavarësisht kësaj fituan Championsin, si dhe çdo trofe tjetër të mundshëm. Një agjenci e specializuar edhe për financat në futboll (CIES) nxjerr renditjen ku kryeson Mançester Siti, për të ndërtuar skuadrës e së cilit u shpenzuan 1 miliardë euro që nga 2008-ta. De Brujn u mor për 76 milionë euro, Rodri për 70, Ruben Dias me 68, Mahrez po kaq, Kanselo 65 e kështu me radhë.

Paris SG, siç pritej, është i dyti me 888 milionë euro të shpenzuara, Mançester Junajtid e ndjek nga afër me 844 milionë, Barcelona ka shpenzuar 826 milionë, Çelsi hodhi 763, ndërsa Reali i Madridit është në vendin e 6-të me 708 milionë euro. Liverpuli me 666 milionë lë pas Juventusin që shpenzoi këta vjet 594 milionë. Bajerni është shumë më poshtë, dhe formacioni që ishte në fushë për të mundur PSG-në kushtoi 92 milionë, më pak sesa Reali shpenzoi për të marrë Ronaldon në 2009 nga Junajtidi.

Sfidanti.al