Këpucë kundër racizmit, beteja e Kevin Prince Boateng

Blerja e re e skuadrës së Monzas, Kevin Prince Boateng prezantoi këpucët me të cilat do të zbresë në fushën e lojës në këtë sezon me një mesazh kundër racizmit teksa në to shkruhen frazat ‘No Racism’ dhe ‘Black Lives Matter’.

‘Nuk do të ndalem-shkruante Boateng në një postim të tij në rrjetet sociale-këto këpucë kanë shumë domëthënie për mua’.

Kevin Prince Boateng e ka ndjerë vetë fenomenin e racizmit dhe prandaj është një prej personave të impenjuar në një fushatë kundër tij teksa ka shprehur hapur mbështetjen ndaj lëvizjes ‘Black Lives Matter’.

Sfidanti.al