Situata e Covid-19 në Britani po bëhet gjithnjë e më e komplikuara aq sa u arrit në atë pikë sa qeveria britanike vendosi një rregull që të mos lejojë grumbullimin e më shumë e 6 personave në një vend e quajtur ‘rule of six’. Edhe pse në futbollin anglez nuk mungojnë rastet me coronavirus, nga Premier League vjen një tjetër skandal. Sikur të mos mjaftone festa e Foden dhe Greenëood në hotelin e tyre në Islandë në shtator, tani janë Sancho, Abraham dhe Chilwell që bëhen protagonistë të tabloidëve të shkaktojnë ndopak shqetësim
Sipas ‘The Sun’ fajin e ka të gjithë festa surprizë e përgatitur për 23 vjetorin e lindjes së Abraham. Sulmuesi i Chelseat pas fitores 4-0 me Crystal Palace u prit në shtëpinë e tij nga një festë që e kishin organizuar miqtë e tij. Vetëm se imazhet e kësaj festë përfunduan në rrjetet sociale dhe nga fotot e publikuara duket se në këtë event ishin më shumë se 6 persona, rreth 20
Me të filluar polemikat, Abraham kërkoi ndjesë nëpërmjet rrjeteve sociake duke premtuar më pas se një ngjarje e tillë nuk do të përsëritet më. Ndërkaq, Federata Angleze e Futbollit nuk ka marrë ende masa dhe nuk ka bërë modifikime në listën e të grumbulluarve të Gareth Southgate, megjithatë kjo nuk do të thotë se për tre futbollistët nuk është parashikuar marrja e ndonjë mase disiplinore.
sfidanti.al