Vërtet dëshiron pasardhësin e denjë të Bufonit? De Gean!

Juventusi tani e mësoi rrugën sesi mund të marrë lojtarë të vlefshëm në Premier Ligë. Këtë vit, përzgjodhi Aron Ramsejn nga Arsenali, një yll me shumë dëmtime, por edhe me mjaft potencial, dhe kampionët e Italisë e vendosën me dëshirë bastin e tyre. Tashmë, ka ardhur koha që të gjendet një personalitet i madh për portën, ku prej gati 20 vitesh ishte gjigandi Xhixhi Bufon. E ku mund të gjesh një pasardhës më të denjë sesa David De Gea, portier i Mançester Junajtidit dhe i Spanjës.

Ashtu si Ramsej, ai hyn në vitin e tij të fundit të kontratës, dhe nuk dëshiron rinovim. Me shumë gjasë, Junajtid mund të detyrohet të pranojë transferimin që në janar të vitit të ardhshëm, që të ketë mundësi të përfitojë diçka prej kartonit të tij. Në janar, De Gea lejohet me rregullore që të bisedojë me klube të tjerë për të ardhmen, dhe deri tani në “derën” e tij ka trokitur Paris SG. Mendohet që spanjolli mund të ketë më shumë dëshirë të shkojë tek Juvja, pretendent më i fortë për Championsin, dhe që luan në një kampionat më të fortë (se ai francez), si Seria A. Thuhet se Juventusi mendon edhe për dy lojtarët e tjerë të Junajtidit, Nemanja Matiç dhe Erik Bejli.

Sfidanti.al