Nuk pati kohë të merrej me gjithçka dhe të përfundonte “kryeveprën”, por fillimisht të “pastronte” shtëpinë. Kështu shkruan “La Gazeta delo Sporti” për Interin, që ia arriti qëllimit në misionin kryesor, largimin e “trazovaçëve” Ikardi, Perishiç e Naingolan. Gjithsesi, ata janë dhënë hua, dhe pas një viti mund të kthehen sërish “peshqesh” në Milano. Administratori i deleguar, Marota, ka nisur të mendojë se çdo të bëjë me kartonin e këtyre lojtarëve, që sipas Interit arrijnë si shumë deri në 150 milionë euro.
Deri tani janë fituar vetëm 5 milionë nga kalimi i Perishiçit tek Bajerni. Po ashtu, Zhoao Mario është dhënë hua tek Lokomotiva e Moskës. Përveç tyre është edhe Gabigol, që vazhdon të shënojë në Brazil për Flamengon. Kartonin e brazilianit e ka Interi dhe në janar mund të vijë ndonjë ofertë. Nuk dihet nëse Marota do t’ia dalë t’i shesë të gjithë kartonët e lojtarëve dhe Interi të fitonte 150 milionë euro.
Sfidanti.al