Bajerni vë bast se Sane do të shërohet, gati 150 milionë euro për të!

Nuk e realizoi dot objektivin e madh të verës, por jeta vazhdon, dhe nëse arrihet në janar apo verën e ardhshme, prapë do të ishte mrië. Bajerni, raportohet se, po mendon sërish për Leroi Sanenë, yllin e dëmtuar të Mançester Sitit e të Gjermanisë, që do të mungojë disa muaj. Lojtari 23-vjeçar i krahut thuhet se mund të luajë sërish këtë sezon, pra të jetë i vlefshëm në Champions apo në Bundesligë, ndaj Bajerni duket se është në “alarm numër 1”.

Pavarësisht çmimit tepër të lartë të kartonit, 150 milionë euro, pritet që bavarezët të mos tërhiqen nga kjo, por të bindin përfundimisht lojtarin dhe Pep Guardiolën për këtë lëvizje. Vetë Sane kërkon më shumë minutazh, gjë që tek Siti nuk do ta ketë të lehtë, ndërsa Bajerni për momentin ka marrë Ivan Perishiçin si huazim nga Interi.

Sfidanti.al