Ramos-Kosta, apo nuk ka më keq se lufta brenda llojit

Sidomos pas finales së fundit të Championsit, ai u quajt si “i keqi” i futbollit. Sergio Ramos, gjithsesi, mund ta provojë se është edhe më i keq se kaq, pasi nuk kërcënon e dëmton vetëm kundërshtarët, por edhe shokët e skuadrës. Një foto i një momenti gjysmë humoristik në kombëtaren e Spanjës, e tregon më së miri. Aty shihet Ramosi duke kërcënuar si me të qeshur Diego Kostën, sulmuesin e Atletikos.

“Ramos deshi të tregonte se kush sundon tek Spanja”, ishin komentet e pashmangshme mediatike, ndërsa disa ditë më parë ishte komentuar gjerësisht presioni i qendërmbrojtësit ndaj Ronaldos pas deklaratave publike të këtij të fundit për largim nga Reali. Në këto kushte, është e kotë të diskutosh ato që Ramosi bëri ndaj Salahut apo Kariusit të Liverpulit.

Sfidanti.al