“Nostradamusi” Lukas Bilja: Mesi, kampion bote me Argjentinën në 2022!

Pak rëndësi ka që turneu i madh është duke u përgojuar keq. Për mesfushorin argjentinas, Lukas Bilia, Kupën e Botës të vitit 2020 do ta fitojë kombëtarja e tij e udhëhequr nga kapiteni Lionel Mesi. Veterani 34-vjeçar me gjasë nuk do të jetë në Katar (nëse vendi i Botërorit nuk ndryshohet), por ai e bën parashikimin e tij sikur të ishte një Nostradamus.

“Unë ndoqa (dokumentarin për Majkëll Xhordanin) “Last Densin” (Last Dance) dhe ai ishte i shkëlqyer, – u shpreh mesfushori i Milanit, – pasi përfundoi, po mendoja se ne do të kemi mundësi në pak vjet të ndjekim një dokumentar të ngjashëm për fenomenin tonë, Mesin. Skena që dua të shoh në të ardhmen është ajo me Xhordanin që mban trofeun e NBA-së dhe qan, dhe dua që në atë skenë të jetë Mesi me trofeun e Kupës së Botës. E di se çfarë do të donte të thoshte kjo për të dhe për kombin argjentinas”.

Mesi ka pësuar disa dështime në Botërorë, duke humbur finalen e vitit 2014 ndaj Gjermanisë, ndërsa në 2018 u eleminua në turin e dytë nga Franca, kampionia e ardhshme e botës. Po ashtu, ylli i Barcelonës ka humbur tri finale të Kupës së Amerikës, ndërsa ishte në radhët e Argjentinës. Në 2022, kur të vijë Botërori, Mesi do të jetë 35 vjeç, por ndoshta edhe mund t’ia dalë.

Sfidanti.al