E vërteta e Armstrong: Unë si Pantani, nuk do të kem kurrë shpëtim

Përdorimi i hormonit të rritjes kur ishte 21 vjec dhe më pas operacioni dhe kurat e forta për të mposhtur tumorin dhe në fund kthimi në gara me një mendim fiks; të dopohej. Kjo ësghtë ajo që tregon Lance Armstrong në dokumentarin e tij ‘Lance’ për ESPN.

‘Kishte dalë EPO dhe e dija që me të mund të fitoja dhe të bëhesha i pasur-thotë Armstrong fitues i 7 Tureve të Francës, por që i janë hequr titujt-më duhej vetëm një mjek i mirë dhe Eddy Merckx  më prezantoi më të mirin, Michele Ferrarin. Kur fillova të fitoja, as nuk duhej t’u përgjigjesha akuzave; është një i mbijetuar, shkruanin gazetat, e paimagjinueshme të Lance të dopohet’.

Në rrëfimin e tij ai flet edhe për urrejtjen ndaj të gjithë rivalëve përvec Ullrich si dhe për 3 gjëra për të cilat është penduar

‘I shkatërrova jetën masazhatores sime, dhunova Filippo Simeone që denoncoi lidhjen time me Dr.Ferrarin dhe lashë bashkëshorten e fëmijet e mi për të flirtuar me starletën e radhës-vijon Armstrong-I mbylla llogaritë me drejtësinë, por do të mbetem i mënjanuar. Italia vrau Pantanin, Gjemani apërcmon Ullrich kurse mua më urrejnë amerikanët. Për 3 persona si ne nuk ka shpëtim’

Sfidanti.al