Nga Partizani e Crvena Zvezda, tek Milani, çfarë historie e Kosovës!

Ishin vitet “e tetëdhjeta”, kur Prishtina ishte skuadër e elitës së ish-Jugosllavisë. Klubi i Krahinës Autonome të atëhershme, me lojtarë shumë të mirë si Vokrri, Prekazi, Cana apo Batroviç bëri histori duke u ndeshur me gjigandët e njërës prej ligave më të forta të botës, asaj Federale, bëri duel me Crvena Zvezdën, Partizanin e Beogradit, Dinamon e Zagrebit apo Hajdukun e Splitit, dhe mbushi me kënaqësi tifozët e saj të zjarrtë në stadiumin e qytetit apo edhe jashtë tij.

Sot, kanë kaluar më shumë se 30 vjet që nga ajo kohë, dhe në Prishtinë vjen një tjetër emër i madh, tashmë nga jashtë hapësirave ish-jugosllave. Ky është Milani i trajnerit Xhampaolo, ai Milan që në 1989 ndeshej me Crvena Zvezdën në Beograd e “San Siro” për Kupën e Kampionëve, ndërsa këtë herë do të sjellë me vete 24 lojtarë në kryeqytetin e Kosovës, për ndeshjen historike në stadiumin që tashmë quhet “Fadil Vokrri”. Historia ndryshon dhe për fat, për futbollin e Kosovës po ndryshon për mirë.

Sfidanti.al