Nëse një lojtari i jep 12 apo 13 milionë euro rrogë në vit, do të thotë se e do seriozisht. Kjo mund të ndikojë shumë tek vendimi i Paulo Dibalës që të ardhmen nuk është se e mendon larg Juventusit, por që e di se edhe nuk mund të qendrojë me zor. Paris SG është gati të bëjë çmenduri për sulmuesin argjentinas që nuk shkoi tek Mançester Junajtidi, po ashtu as tek Totenhemi. “Pistat angleze” u rrëzuan, por mbetet “pista franceze”, pasi PSG po troket fort në portën e torinezëve. Besohet se “Zonja e Vjetër” mund të pranojë për rreth 90 milionë euro, ndërsa Leonardo, drejtori sportiv i parizienëve, ka hedhur idenë se Dibala mund të jetë zëvendësuesi i Nejmarit . Një mendim i mirë, pasi edhe Nejmar nuk e ka aspak me qejf të rrijë në Paris, dhe PSG mund të fitonte një dorë të madhe parash nga kalimi i tij tek Barcelona. Nëse Dibala transferohet, do të ishte një fitore edhe për Juven, që po dështon me Manxhukiçin, Lukakun dhe pikërisht Paulon.
Sfidanti.al