Dritarja e transferimeve në Angli është mbyllur, por vetëm në një drejtim, në atë të hyrjes. “Korsia” për të dalë mbetet e përshkueshme, dhe trajneri i Totenhemit, Maurisio Poçetino, akuzoi Ligën Profesioniste angleze për atë që e quajti gabim. “Është një minus i madh për ne, që jemi në këtë gjendje, – u shpreh argjentinasi, – klubet spanjolle mund të kërkojnë lojtarët tanë, si p.sh., Kristian Eriksenin, dhe nëse ai largohet, unë nuk do të kem mundësi ta zëvendësoj. Kjo nuk është e drejtë dhe as normale”. Në Europë ka edhe 2 javë të tjera kohë për të marrë lojtarë, deri në 2 shtator, dhe nëse Eriksenit i mbushet mendja për të ikur, dhe nëse Reali apo Barça bëjnë ofertën e duhur, Poçetino do të mbetet pa një yll kryesor, dhe pa mundësi për t’u përforcuar në shkëmbim.
Sfidanti.al