Tragjedi tjetër e “Hillsborout? Policia angleze nuk do ta lejojë!

Shefild Uensdi mund të mos luajë ndeshjet në stadiumin e tij, pasi policia dhe këshilli bashkiak i qytetit doli me përfundimin se siguria nuk është ajo e duhura. Bëhet fjalë për stadiumin me famë të mirë, por edhe tragjike, “Hillsborou”, ku 96 tifozë të Liverpulit humbën jetën në 1989 në gjysmëfinalen e Kupës së Anglisë. Ajo tragjedi solli ndryshim rrënjësor në sigurinë e impianteve në Angli, por tashmë në 2019, Uensdi na del që nuk ka sigurinë e duhur. Kjo u pa në një derbi të kaluar, ku tifozët normalë nuk mundën t’i shmangeshin përleshjeve të huliganëve. Policia akuzoi klubin edhe s e kishte shitur më shumë bileta sesa ka vende të ulura njëra nga tribunat. Shefild Uensdi nuk ishte dakord me këto vlerësime, por policia mbetet në qendrimin e saj dhe nuk do të lejojë ndeshje aty.

Sfidanti.al