Mariano Diaz ishte një dështim, të paktën përsa i përket numrit 7 tek Reali, dhe dhënia e kësaj fanele për Eden Hazarin, nuk do të thotë sukses absolut. Kjo bluzë do të jetë një përgjegjësi e madhe për yllin belg, i cituar shpesh nga trajnerët e tij si Zhoze Murinjo apo Mauricio Sarri se “ka klasin e Mesit dhe Ronaldos, ndaj duhet ta tregojë”. Nuk dihet nëse dështimi i Çelsit në Premier Ligë, ku doli vetëm në vend të katër, ishte edhe faj i Hazarit, por tashmë lojtari i kombëtares së Belgjikës nuk ka më justifikime.
Numri 7 tek Reali është mbajtur nga lojtarë të mëdhenj si Kristiano Ronaldo, Raul Gonzales, Emilio Butragenjo, Amansio, Huanito apo Raimond Kopa, që kanë bërë histori në “Santiago Bernabeu”. “Është një nder i madh për mua që më jepet ky numër, – u shpreh Hazari pas vendimit të trajnerit Zidan, – do të bëj çmos që ta meritoj”.
Sfidanti.al