Polemikat për Juventus-Napoli; bardhezinjtë bëjnë prapakthehu për biletat

Juventus bën prapakthehu në vendimin e saj për ndalimin e shitjes së biletave për tifozët e Napolit të lindur në Kampania, një vendim që shkaktoi polemika të forta dhe reagim të ashpër të napoletanëve. nëpërmjet një komunikate për shtyp klubi torinez bëri të ditur masat organizative që ka të bëjë me shitjen e biletave për sfidën e 31 gushtit me Napolin,

Mes këtyre masave të publikuara bie në sy mungesa e urdhrit për të mos u shitur bileta personave të lindur në Kampania, që ishte në komunikatën e një dite më parë të kampionëve të Italisë. Ndërkohë konfirmohet ndalimi i shitjes së biletave për personat që janë rezidentë në Rajonin e Kampanias, gjë që është bërë edhe në dy sezonet e fundit.

Përsa i përket sektorit të miqve, Observatori Kombëtar për Evenimentet Sportive do te japë vendimin e tij javët e ardhshme

sfidanti.al