UEFA mbyll stadiumin e Dinamos së Tbilisit për racizëm

Komisioni i Disiplinës së UEFA mbyll stadiumin e Dinamos së Tbilisit për një ndeshje për shkak të incidenteve raciste që u verifikuan në ndeshjen e zhvilluar në 1 gusht për Europa League mes Dinamos sëTbilisit dhe Gabala të Azerbajxhanit që u mbyll me fitoren 3-0 të skuadrës vendase.

Sipas Organit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA konsideron se janë të provuara sjelljet raciste të tifozëve gjeorgjianë gjatë kësaj ndeshjeje që ishte e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të Europa League dhe vendimi u dha në bazë të nenit 14 të Kodit të Disiplinës

Përvec kësaj, Dinamo e Tbilisit do të duhet që të shfaqë në tribunat e saj një pankartë ku lexohet #EqualGame” në sfidën pasardhëse që do të presë në këtë kompeticion të UEFA-s

sfidanti.al