David Luiz ishte një ndër emrat më të spikatur në ditën e fundit të merkatos së transferimeve të Premier Leagues angleze. Mbrojtësi brazilian u largua nga Celsi për t’u transferuar te një skuadër tjetër londineze, Arsenali, një lëvizje kjo që nuk u prit aspak mirë nga tifozët e ‘Bluve’
Këta të fundit vendosën që të gjithë inatin t’ia nxirrnin restorantit që është në pronësi të futbollistit, ‘Babbo’ në lagjen Mayfair të Londrës. Objektivi i tyre ishte të shkatërrojnë reputacionin e restorantit duke bërë komente negative në rrjetet sociale
‘Një plehre, plot gjarpërinj-shkruhej në një koment. ‘Nuk e di për ushqimin, por pronari është mashtrues, kjo është e sigurt-theksohej në një koment tjeter, ‘Shërbim për të ardhur keq, ushqim i neveritshëm-theksonte dikush tjetër.
Kishte të tjerë që u treguan akoma më të ashpër me brazilianin. ‘I neveritshëm , ushqimi është i tmerrshëm. Shërbim i ngadaltë dhe njerëzit që bëjnë foto me një mi të madh me kacurrela. Nuk do ta rekomandoja-shkruante dikush tjetër’.
David Luiz përjetoi 2 epoka te skuadra e Celsit. Periudha e parë ishte ajo në në 2011-2014 kur Abramovic e bleu nga Benfika për 30 milionë Euro. Pas kësaj ai kaloi te Paris Sën Zhermen për 50 milionë Euro, për t’u kthyer te Celsi në 2016 dhe tani kërkon të jetojë sfida të tjera me Arsenalin që duket se është përmirësuar në mënyrën më të mirë të mundshme.
sfidanti.al