Kohë tërheqjesh në futboll; radhën e ka Aritz Aduriz

Aritz Aduriz ka vendosur të varë këpucët në gozhdë. Sulmuesi i Atletik Bilbaos e konfirmoi vetë lajmin duke deklaruar se ky sezon do të jetë i fundit për të në fushën e gjelbër.

‘Si profesionist që jam, do të lë futbollin kur të mbyllet sezoni-tha Aritz Aduriz i cili në karrierën e tij ka luajtur edhe me Burgos, Vajadolid, Majorkën e Valencian-ishte një vendim që mund ta kisha marrë vitin e kaluar, por rrethanat deshën që kjo të ndodhë këtë vit. ishte një vendim i marrë pasi u mendova mirë’.

Aduriz zbuloi se deri këtë të premte, ai nuk ia kishte komunikuar vendimim askujt në klub e as shokëve të tij të skuadrës. Sulmuesi që tashmë është 38 vjec theksoi se do të vazhdojë të japë maksimumin dhe të ndihmojë skuadrën gjatë këtij viti. Ai shtoi gjithashtu se është në paqe me veten e tij dhe se do të argëtohet në cdo moment.

sfidanti.al