‘Nejmar pret Barcelonën deri në 20 gusht-kjo është ajo që lexohet këto orë në median spanjolle në lidhje me të ardhmen e sulmuesit brazilian të Paris Sën Zhermenit. 27 vjecari është gjithnjë e më shumë i bindur për të lënë kampionët e Francës dhe Barcelona është zgjedhja e parë e tij edhe pse raportet mes klubit katalanas dhe Naser Al Kelaifin nuk e bëjnë aspak të lehtë tratativën. por në prag është edhe Reali i Madridit, që po monitoron këtë situatë dhe është gati të përfitojë.
Por për momentin Nejmar ka vendosur te presë lëvizjet e Barcelonës gjithnjë duke parë sesi do të evoluojnë gjërat te Paris Sën Zhermeni, edhe pse dëshira e tij ishte që të mësonte të ardhmen e tij përpara fillimit të kampionatit francez. Nëse ai do të shohë se deri në 20 gusht nuk do të ketë asnjë lëvizje konkrete nga ana e Barcelonës, atëherë Nejmar do të marrë seriozisht në konsideratë opsionet e tjera duke nisur me Realin e Madridit, presidenti i të cilit Florentino Perez e ka dashur gjithnjë ta ketë te Los Blancos
Ndërkaq, babai i futbollistit në një intervisë për AS tha se djali i tij do të jetë sërish i lumtur kur të argëtohet me futbollin e tij. Ai shtoi se Nejmar kërkoi autorizimin e klubit për të mos qenë në grumbullimin e parë me Paris Sën Zhermenin për shkak të dëmtimit të pësuar dhe që e mbajti jashtë fushave të lojës që nga muaji qershor
sfidanti.al