Lukaku te Inter, Geri Nevil s’ia përton me kritikat

Romelu Lukaku është zyrtarisht futbollist i interit ku do të mbajë fanelën me numrin 9. Në momentin e mbërritjes në Malpensa, Lukaku u prit me entuziazëm nga 500 tifozë zikaltër, ndërkohë që largimi i tij nga Mancester Junajtid u bë në mënyrën më të hidhur të mundshme. Sulmuesi belg nuk i realizoi pritshmëritë kur u transferua te Djajtë e Kuq në 2017.

Tani pas dy vitesh ai largohet nga klubi anglez dhe është dikush që gëzohet shumë për këtë dhe bëhet fjalë për Geri Nevil i cili bëri edhe një vlerësim të formës së Lukakut në rrjetet sociale

‘E ka pranuar vetë që ishte mbipeshë-shkruante Geri Nevil-Lukaku peshon mbi 100 kg, një lojtar i mancester Junajtid. Te Interi do të shënojë gola dhe gjërat do t’i shkojnë mirë, por jo profesionalizmi i tij është ngjitës’
Këto fjalë të Nevil bënë xhiron e botës në rrjetet sociale, por duket se nuk lanë përshtypje te Interi që më në fund përqafuan lojtarin që dëshironin më shumë për të cilin paguan 75 milionë Euro duke përfshirë dhe bonuset.

sfidanti.al