Shefild Uensdi mund të mos luajë ndeshjet në stadiumin e tij, pasi policia dhe këshilli bashkiak i qytetit doli me përfundimin se siguria nuk është ajo e duhura. Bëhet fjalë për stadiumin me famë të mirë, por edhe tragjike, “Hillsborou”, ku 96 tifozë të Liverpulit humbën jetën në 1989 në gjysmëfinalen e Kupës së Anglisë.
Hillsborou, tragjedia që nuk harrohet as pas 30 vitesh
15 prill 1989 është data kur u regjistrua ajo që konsiderohet tragjedia më e madhe sportive, ajo e Hillsborou ku humbën jetën 96 tifozë të Liverpulit gjatë ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Anglisë me Notingem në Shefild, pas një kaosi të madh të krijuar pas shtyrjes dhe përplasjeve të tyre. Tani pas 30 vitesh, Liverpuli