Nejmar, një “shaka” nga Çelsi, dhe një kritikë për Paris SG

Po bëhet gati të luajë ndeshjen numër 100 me kombëtaren, diçka vërtet historike. Ai që deri vonë quhej “fëmija i tmerrshëm”, dalë nga dalë po merr pamjen e një burri të rëndë me fanelën e Brazilit, që ndjek dy legjenda të golit, Pelenë dhe Ronaldon. Nejmar do të luajë ndaj Senegalit, në një miqësore, me synimin të shtojë numrin e 61 golave në 99 takime. “Fenomeni” Ronaldo është vetëm 1 rrjetë larg, ndërsa 27-vjeçari e ka gjithë kohën e duhur për të mbërritur edhe “Mbretin” Pele me 77 golat e tij (edhe pse shënuar në më pak ndeshje, 92).

Gjithsesi, kur thua Nejmar tek Brazili bën edhe një krahasim me Nejmarin që luan tek Paris SG. “Më thonë se tek Brazili jam ndryshe, por kjo ndodh sepse kam rendiment tjetër, kështu kam qenë gjithnjë, – shprehet ai, – tek Barcelona, Mesi ka rendiment tjetër në krahasim me kombëtaren, por kjo nuk ndodh sepse është më i bukur, por sepse i krijojnë kushtet për të bërë atë që ka bërë”. Një kritikë për Paris SG-në ndoshta, ndërsa nga Anglia del lajmi se Çelsi ka bërë gati 270 milionë euro për të marrë Nejmarin. Me siguri, duhet të jetë ndonjë shaka.

Sfidanti.al