E ardhmja e Tiago Silvës dhe Edinson Kavanit te Paris Sën Zhermeni vazhdon të jetë në dyshium. Sipas rrjetit ESPN, drejtuesit e klubit kampion të Francës ende nuk I kanë ofruar rinovimin e kontratës mbrojtësit brazilian, ndërkohë që në rastin e Kavanit, është vetë futbollisti që nuk ka deklaruar ende nëse do të qëndrojë te Paris Sën Zhermeni sezonin e ardhshëm apo jo.
Rasti I Tiago Silvës është më I komplikuar se ai I Kavanit. Braziliani që e ka festuar 35 vjetorin e tij të lindjes, nuk është objektivi primar I leonardos përsa I përket rinovimit të kontratës. Në këtë moment Paris Sën Zhermeni ka nisur punën për rinovimin e Markinjos dhe Verrattit, ndërkohë që Leonardo duket se ka gjetur edhe futbollistët që mund të zëvendësojnë Tiago Silvën në qendër të mbrojtjes së skuadrës
Ndërsa Kavani nga ana e tij, ende nuk e di se cfarë do të bëjë sezonin e ardhshëm. Sulmuesi uruguajan ka marrë oferta nga SHBA dhe Paris Sën Zhermeni ka bërë një hap prapa përsa I përket dëshirës për ta mbajtur kjo edhe për shkak të dëmtimeve që e kanë shoqëruar gjatë sezonit
Sfidanti.al