Lebron udhëheq renditjen e Ndeshjes së Yjeve pas votimit final!

Fillimisht u la pas nga një djalosh 20-vjeçar, por që nga mesi i garës mori kryesimin, duke e mbajtur deri në fund. Lebron Xhejms është basketbollisti më i votuar në NBA për Ndeshjen e Yjeve, dhe kjo nga tifozët, duke marrë 4 747 887 vota, pra gati 5 milionë. Në vend të dytë, siç edhe pritej, doli fenomeni nga Sllovenia, Luka Donçiç me 2 598 323, e duke qenë një konkurrent i denjë i “Mbretit të basketbollit”. Të dy janë pjesë e Konferencës Perëndimore, ndonëse mund të mos jenë në të njëjtën skuadër, pasi rregullat e reja e kanë ndryshuar formatin e Ndeshjes së Yjeve.

Do të jenë kapitenët që do të zgjedhin lojtarët e tyre, dhe në Lindje kapiten doli Janis Antetokumbo, i treti në votimin e përgjithshëm me 4 474 107 vota. Vlen të theksohet se 4 nga 5 basketbollistët më të votuar ishin në Perëndim, pasi Entoni Dejvis mori 4 412 619 vota, dhe Koui Leonard 2 973 076.

Sfidanti.al