Kutinjo-Bejl, “binjakët” e fatit të keq tani vlejnë përgjysmë!

Ishin dy nga lojtarët më të kërkuar të Europës e të botës, dhe madje vendosën edhe rekorde. Për Garet Bejlin, Reali i Madridit theu rekordin botëror të transferimeve, atë vendosur nga vetë madrilenët me Kristiano Ronaldon, dhe e morën nga Totenhemi për mbi 100 milionë euro. Sot, uellsiani vlen shumë më pak, besohet jo më shumë se 40 milionë euro, diçka e shkaktuar nga dëmtimet, por edhe nga konfliktet me trajnerin Zidan.

Kutinjo theu rekordin e blerjeve nga Barcelona dhe të shitjeve nga Liverpuli, duke arritur në 150 milionë euro, por nuk e arriti kurrë shkëlqimin që pati në “Anfild”. Braziliani më në fund u huazua tek Bajerni verën e kaluar, dhe ndonëse ka nisur të luajë mirë, sërish vlera e tij ka zbritur ndjeshëm. Sipas mediave britanike, për kartonin e tij mund të jepen vetëm 75-80 milionë euro.

Sfidanti.al